Të shtëna në ahengje, një i arrestuar në Pejë

Një person është arrestuar në fshatin Shkrel të Pejës, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri disa herë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me dy fishek të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Të shtëna në një aheng familjar kishte edhe në fshatin Raushiq të Pejës, ku një person i panjohur në parkingun e një restoranti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

arme-3850-635x358

Policia-e-Kosoves-1

Temat
LajmeVend

Të afërta