RIO 2016, Kosova lë pas Gjermaninë dhe Spanjën

Derisa Kosova po feston medaljen e parë të artë olimpike në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike, shumë fuqi të mëdha të botës, e kanë nisur si mos më keq aventura në RIO 2016.

Në kërkim të medaljes së parë të artë edhe pas ditës së katërt të Lojërave Olimpike, janë Gjermania dhe Spanja.

Gjermania, tashmë ka regjistruar startin më të keq në histori në Lojërat Olimpike, ku ka arritur të fitojë vetëm një medalje të argjendtë, dhe garon me 422 sportistë, shkruan Lajmi.net.

Në Lojërat Olimpike të Londrës, Gjermania kishte fituar 44 medalje, dhe ishte shteti i gjashtë më i suksesshëm.

Më mirë si ka punët as Spanja, që përfaqësohet me 306 sportistë, dhe deri më tani ka fituar vetëm një medalje, dhe atë të bronztë.

kosovo-majlinda-kelmendi-judo-first-olympic-medal-1-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta