Policia po e pret Driton Çaushin te dera e Kuvendit (Foto)

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke e pritur te dera e Kuvendit të Kosovës, deputetin Driton Çaushi.

Çaushi i VV-së hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe tash mësohet se Policia ka urdhër ta arrestojë, raporton lajmi.net

Albulena Haxhiu ka deklaruar se do të rezistojnë arrestimin e Çaushit.

“Ne kemi refuzua që ta arrestohet pasi Policia nuk ka të drejtë ta arrestojë në zyre”, është shprehur Haxhiu.

Policia ndërkaq ka mbyllur të gjitha dyert e Kuvendit me çelës.

Policia

Driton Çaushi

Temat
LajmeVend

Të afërta