Pas vërshimeve, Kosova i del në ndihmë Maqedonisë

Me rastin e vërshimeve në Shkup dhe pas kërkesë së shtruar nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim e Maqedonisë, një ekip i Kosovës, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Maqedoninë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Në një njoftim për media thuhet se, drejtori i përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra, e përcolli këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME-së udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se ekipi nga Kosova do të qëndrojë atje deri më 12 gusht, ku do të kryejë operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet.

ekipi_7268-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta