“Veprimet e fundit po dëshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e dëshmoi të vërtetën se demarkacioni është i i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës”, thotë Haradinajt.
Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Ai thotë se ata e kanë rastin historik që me votën e tyre “t’i shërbejnë atdheut”.
“Veprimet e fundit po dëshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e dëshmoi të vërtetën se demarkacioni është i i pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës”, thotë Haradinajt.
Sipas tij, deputetët duhet ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën.
“Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme! Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën për kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që herët a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që me veprimin ose mosveprimin e tyre, po e tjetërsojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!”, ka thënë Haradinaj.