Paralajmërohen bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Në të kundërtën, nga data 15 gusht, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat, si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.

Komuna sqaron se sipas vendimit të datës 24 prill 2016, kryetari i Komunës ka caktuar komisionin për evidentimin e shfrytëzuesve të hapësirave publike para objekteve afariste-hoteliere.

“Detyra të këtij komisioni kanë qenë mbledhja e të gjitha të dhënave të domosdoshme dhe bërja e matjeve, kalkulimeve-faturimeve dhe dhënies së pëlqimeve për shfrytëzuesit që i plotësojnë kriteret e parapara sipas Rregullores me nr. 110-157481. Komisioni përkatës tashmë i ka kryer detyrat e lartcekura, dhe secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

Temat
LajmeVend

Të afërta