OVL UÇK: Dënimi i Xhemshit Krasniqit me bekimin e faktorit politik vendor

“Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur dhe e kanë tek pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vend se të ndiqen penalisht për krimet e gjenocidin që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, janë falur nga gjykatat vendore e ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave të shumta politike”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj dënimit të veteranit të luftës së UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, duke thënë se ky dënim është vazhdimësi e projekteve antishqiptare, të cilat e kanë bekimin e faktorit politik vendor, i cili e ka miratuar edhe gjykatën speciale.

OVL e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate ka thënë se kanë theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike.

“Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur dhe e kanë tek pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vend se të ndiqen penalisht për krimet e gjenocidin që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, janë falur nga gjykatat vendore e ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave të shumta politike”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta