Mustafa: Gjetja e mjetit dyshues në shtëpinë e Mehës, i papranueshëm

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur krejtësisht të papranueshëm gjetjen e mjetit dyshues në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.

Ai në konferencën për media që është duke u mbajtur tani ku po debatohet për Demarkacionin, tha se me këtë po rrezikohet jeta e familjarëve .

“Këta që e kanë bërë këtë nuk e kanë menduar shtetin dhe ardhmërinë e Kosovës, kjo na bën më të fuqishëm që proceset t’i shtyjme përpara”, ka thënë ai.

Isa Mustafa_LDK

Isa Mustafa

Temat
LajmeVend

Të afërta