Më shumë se 290 mijë njerëz kanë vdekur gjatë luftës në Siri

Lufta civile në Siri që filloi para më shumë se pesë viteve, la të vdekur më shumë se 290,000 njerëz, njoftoi Observatorit opozitar sirian për të Drejtat e Njeriut.

Observatori shtoi se më shumë se 10.000 njerëz kanë vdekur në dy muajt e fundit, transmeton lajmi.net.

Sipas bilancit të fundit të 26 majit të kësaj organizate në Siri kanë vdekur 282,263 persona në konfliktin shkatërrues që është ende në vazhdim e sipër.

Që nga fundi i majit deri më 31 korrik, vdiq saktësisht 292.817 persona, nga të cilat 84,472 civilë, duke përfshirë 14,711 fëmijë, tha Observatori.

Forcat siriane kanë humbur 104,656 persona nga të cilët 57,909 ushtarë.

Në mesin e viktimave ka edhe 3,594 persona të cilët nuk janë identifikuar, ka shtuar Observatori për të drejtat e njeriut.

Temat
BotëLajme

Të afërta