Ja gabimet që bëni me grim gjatë verës

Kur grimosen, shumë gra duan të duken më të reja në moshë. Por, gjatë sezonit të verë duhet të keni kujdes, pasi gabimet që bëni me grimin, mund t’ju bëjnë të dukeni më e vjetër.

Shiko cilat janë 3 gabimet më të mëdha të bukurisë që të rrisin moshën gjatë kësaj periudhe.

Vendos shumë krem pudër: Duke vendosur shumë krem pudër, është e sigurt që i rrit më shumë moshën vetes.

Nuk e përdor shpesh kremin hidratant: është shumë nxehtë dhe kjo është e qartë, ndaj hidratimi i fytyrës është mjaft i domosdoshëm në këtë periudhë. Për më tepër, një fytyrë e hidratuar është edhe më e shëndetshme dhe duket shumë më e re.

Nuk përdor krem dielli. Një ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuon maksimalisht në krijimin e rrudhave është ekspozimi në diell. Mund të mendosh se është problem i gjatë dhe nuk ke pse shqetësohesh për këtë tani, por rrezet e diellit janë kryesore në plakjen e fytyrës që i shkaktojnë problemet dalëngadalë.

2-7-650x358

Temat
Fun

Të afërta