Ekskluzive: Zanfina jep detaje për klipin e ri (Foto)

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili ka mbledhur forcat që të rikthehet me projektin e saj më të ri muzikor kushtuar nënës së ndjerë.

Kohët e fundit kanë qenë të errëta për të pas humbjes së madhe që ka përjetuar, por Zani, e ka dëshmuar edhe njëherë se sa e fuqishme është, shkruan lajmi.net..

Ajo për Lajmi.net ka zbuluar detaje të këngës, ku ka treguar se gjithçka është punuar nga produksioni ‘Red Box’ bazuar në përjetimet që këngëtarja i ka pasur.

Zanfina gjithashtu ka treguar se disa xhirime të klipit janë realizuar në Durrës e Prizren, sot do të ketë xhirime në Prishtinë për tu rikthyer me të fundit përsëri në Prizren.

Ismaili shpreson se kënga do të jetë e përfunuar edhe për pak ditë, por nuk preferon të jap datë të caktuar pa qenë e sigurt nëse gjithçka do të rrjedhi ashtu siç është paramenduar.

Titulli i këngës ende nuk është vendosur.

13940966_10154380911469362_293099598_n

Temat
Showbiz

Të afërta