Delawie i lumtur për Majlinda Kelmendin, por i zhgënjyer me gazin e Vetëvendosjes

Ambasadori Greg Delawie teksa po qëndron në prizren, tha se kjo javë ka filluar me medaljen e Majlindës por se është thellësisë i zhgënjyer me atë që ndodhi sot në parlament dhe se një anëtarë i Kuvendit ka përzgjedhur të përdor dhunën për të përfituar politikisht.

“Javën e kaluar debati mbi demarkacionin ka qenë ajo se si do duhej të duket demokracia, ku njerëzit kanë folur dhe shprehur mendimet e jo të pajtohen me gjithësëcilin.

Demokracia nuk duket si gazi lotsjellës, dhuna e shkatërron demokracinë dhe është shkatërrim i asaj që populli i Kosovës punon dhe synon”, tha Delawie teksa po qëndron në Prizren, ku edhe po mbahet Dokufest, shkruan lajmi.net.

Delavie po ashtu e përmendi edhe gjetjen e mjeti shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës duke thënë se frikësohet nëse Kosova e pranon dhunën si mjet politik për arritjen e qëllimeve.

“Kemi parë këso storje në Ballkan shumë herë në dekadat e fundit dhe asnjëra nuk ka përfunduar mirë dhe nuk i ka sjellur asgjë të mirë vendit, e kjo duhet të ndërpritet”, ka pranuar ai.

14002348_10209354837764586_1405637369_o-650x358

13987940_10209354837644583_396678375_o-768x576

Temat
LajmeVend

Të afërta