Britania e Irani me marrëdhënie të ngushta

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, janë pajtuar gjatë një bisede telefonike të martën që të punojnë në formimin e marrëdhënieve më të ngushta në nivele të ndryshme.

Kështu është cituar të ketë thënë një zyrtar i lartë iranian nga agjencia e lajmeve IRNA, përcjell Express.

Dy liderët kanë diskutuar për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, posaçërisht në sektorët e sigurisë dhe bankarë, dhe bashkëpunim rajonal, veçanërisht në luftë kundër terrorizmit, kështu ka shkruar në Tëitter zëvendës shefi i stafit Hamid Aboutalebi, sipas IRNA.

Britania-e-Madhe-Irani-599x358

Temat
BotëLajme

Të afërta