Argumentet e Murat Mehës për Demarkacionin

Kryetari i Komisionit për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha, ka shtruar argumentet e tij për këtë çështje.

Ai ka thënë se puna profesionale është ajo që bëhet në mënyrë të argumentuar dhe ky dokumentacion nuk ndodhet vetëm në Kosovë, por në të gjitha qendrat botërore dhe nuk mund të krijohet alibi se kufiri ndodhet në një vijë tjetër.

“Në konventën e Montevideos është përcaktimi i kufirit nga shteti që krijohet. Ne kemi bërë këtë punë jo duke mbledhur harta kiosqeve, por harta zyrtare dhe të dhënat që përkufizojnë shtetin tonë tash dhe kur ka qenë një krahinë”, ka thënë Meha.

Ai tashmë thotë se kjo çështje i ka kaluar politikës dhe është në dorë të tyre.

Meha ka shtuar se të gjitha ligjet, Kushtetuta, Pakoja e Ahtisarit, Kushtetuta e vitit 1974, janë pjesë përbërëse e këtij projekti.

“Është edhe konkluza e Kuvendit të Kosovës e cila është mbajtur në qershor të vitit të kaluar, ku kërkohet që kufiri të jetë sipas asaj konkluze që përfshinë kushtetutën e vitit 1974”, thotë Meha.

Ai ka pohuar se duke pas parasysh që ish-Jugosllavia ka krijuar standarde për harta, ato kanë vlejtë për të gjitha njësitë.

Meha ka prezantuar disa harta të cilat tha se ekzistojnë që nga vitit 1930, ndërkaq harta e vitit 1974 përditësohet sot e kësaj dite nga komuna e Pejës.

“Nisur nga fakti që këto janë dokumente zyrtare, janë kërkuar edhe në vitin 2007. Pikërisht kolegët që kundërshtojnë e japin këtë rezultat 10 906 km katror. Kjo do të thotë që në 2007 është kjo sipërfaqe”, ka deklaruar Meha.

Temat
LajmeVend

Të afërta