Ambasadori britanik O’Connell me fjalë të mëdha për Dua Lipën (Foto)

Dua Lipa ka vizituar ambasadën e Britanisë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Kosovë, vizitë kjo që Dua Lipa e ka bërë me rastin e koncertit të saj që mban sonte në Prishtinë, ajo ka shfrytëzuar rastin të bëjë disa vizita e takime të rëndësishme.

E s’ka si të mos shkonte në vizitë te Ambasada Britanike në Kosovë, ku e ka pritur ambasadori i Ruairi O’Connell.

Ai ka lavdëruar këngëtaren në një fotografi të postuar në Facebook, ku ka shkruar: “Ishte kënaqesi që Dua Lipa na vizitoi u Rezidencen sot. Këngëtare e mrekullueshme dhe grua inspiruese, e përkustruar për të perdorur suksesin e saj për të ndihmuar të tjerët nepër Fondacionini Sunny Hill”.

Ruairi O'Conell

Temat
ShowbizVend

Të afërta