10 statistikat e çmendura që shpjegojnë pse medalja e artë e Kosovës, është frymëzim për të gjithë humbësit (Foto)

Kompani indiane e mediave dhe lajmeve të Internetit ‘Scoopwhoop.com’, i ka kushtuar një artikull interesant Kosovës

Pas suksesit historik të xhudistes numër një në botë, Majlinda Kelmendit, mediat botërore kanë mbushur faqet e tyre me shkrime për të artën e Kosovës.

Së fundmi, kompania indiane e mediave dhe lajmeve të Internetit ‘Scoopwhoop.com’, i ka kushtuar një artikull interesant Kosovës, të cilën ju ftojmë që ta lexoni.

Fitimi i medaljes së artë në Lojëra Olimpike është arritja me madhe në jetë për një atlet. Njerëzit punojnë shumë që të bëhen më të mirët në botë, vetëm disa prej tyre e arrijnë këtë, shkruan ‘Scoopwhoop.com’, përcjell Gazeta Express.

Kosova më në fund fitoi medaljen e parë olimpike në ‘Rio 2016’, dhe ishte e artë. Majlinda Kelmendi fitoi për Kosovën medaljen e parë të artë në xhudo, vazhdon shkrimin e saj ‘Scoopwhoop.com’.

Çka e bën këtë arritje edhe më befasuese, janë disa statistika të çmendura me këtë. Kosova në total ka 1.8 milionë banor.

1. Numri i popullsisë në Kosovë, vlen të theksohet se është më i vogël se numri i popullsisë në vendet Kanpur, Pune, Kolkata, Surat, Nagpur dhe Visakhapatnam.

foto-1_1470733620-9632886

2. Më shumë njerëz udhëtojnë nga Rajiv Chows për 4 ditë sesa që ka popullsi në Kosovë.

foto-2_1470733905-5334938

3. Grupi AIB ka më shumë ndjekës se që Kosova ka numrin e popullatës

foto-3_1470733917-4529634

4. Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008. Kosova është më e re se Rang De Basanti dhe Golmaal.

foto-4_1470733928-5709671

5. 1.8 milionë studentë në vit në Indi e kanë paguar tarifën për pranimin në Universitet. Numër i njëjtë ky me gjithë popullsinë e Kosovës.

foto-5_1470733944-613904

6. AAP ka më shumë ndjekës në Twitter se sa numri i popullsisë në Kosovë.

foto-6_1470733956-6258528

7. Më shumë njerëz e përdorin metronë në Mumbai krahasuar me numrin e popullatës në Kosovë.

foto-7_1470733971-6597341

8. Nëse e përdor përpjesëtimin e njëjte të popullatës dhe medaljeve të arta, atëherë India do të fitojë të paktën 60 medalje të arta në këtë Olimpiadë.

foto-8_1470734020-4871359

9. Numri i personave që kanë shkarkuar lojën “Pokemon Go” në SHBA është pesë herë më i madh se popullsia e Kosovës.

foto-9_1470734048-8038710

10. GDP e Kosovës 1.7 miliardë. Filmi “Batman v Superman and Captain America: Civil War”, ka fituar të njëjtën shumë të parave në të gjithë botën.

foto-10_1470734066-6854816

Temat
Fun

Të afërta