Samuel Zbogar uron Majlinda Kelmendin

Edhe përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e jashtëzakonshme të saj në “Rio 2016”.

Suksesi i historik i Majlinda Kelmendit, gjithashtu ka ngjallur interesimin e pothuajse gjitha mediave botërore.

Ndërsa një tjetër urim erdhi edhe nga ana e Zhbogar, i cili në postimin e tij në Facebook ka uruar Majlindën për medalje ari dhe ka thënë se është i lumtur për Majlinda Kelmendin e gjithashtu edhe për Kosovën.

“Urime Majlinda për medaljen e artë. Jam shumë i lumtur për të dhe për Kosovën. Respekt! Urime”, ka shkruar ai.

Capture-1

Temat
LajmeVend

Të afërta