Rrëmbehen dy ligjërues të huaj në Afganistan

Në pjesën perëndimore të Kabulit, janë rrëmbyer dy ligjërues të huaj.

Një zyrtar i lartë afgan ka bërë të ditur se burrat ishin njëri amerikan dhe tjetri australian, që ligjëronin në Universitetin Amerikan të Afganistanit, transmeton lajmi.net.

Ata janë rrëmbyer nga një grup i armatosur, duke i ndaluar makinën të cilën ata ishin duke udhëtuar.

Policia ka thënë se ata i kanë thyer xhamin përpara dhe kanë tërhequr të dy pasagjerët dhe i kanë marrë me vete, ndërkaq shoferi që ishte me ta nuk është lënduar fare.

Zyrtarët kanë thënë se hetimi po vazhdon, ndërsa është përmendur se ky incident ndodhi pak ditë më vonë, kur në ditën e enjte u plagosën gjashtë turistë në Afganistan, e ku talibanët morën përgjegjësinë për këtë sulm.

fgjgfj-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta