Nënkryetarit të VV-së i pengoi prania e Delawies në debatin për demarkacionin (Video)

“Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon Kadri Veselit se e ka hapur dhe e ka menaxhuar këtë, si Kryetar i Kuvendit”.

Driton Çaushi, thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, nuk ka pasur vend në debatin shkencor për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, i mbajtur javën e shkuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Info-Box të Radio Televizionin Dukagjinit tha se Delawie është ambasador dhe jo ekspert i gjeografisë apo gjeodezisë.

“Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon Kadri Veselit se e ka hapur dhe e ka menaxhuar këtë, si Kryetar i Kuvendit”.

Deputeti Çaushi më tutje tha se beson në faktet shkencore dhe procesin e demarkacionit në mënyrë profesionale mund ta përmbyllin vetëm ekspertët dhe jo politikanët.

Çaushi i mendon që përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk duhet të përzihen në punën e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Në një proces që përfshinë shkencëtarë dhe profesionistë, nuk ka vend për politikë. Dhe, në anën tjetër, deklarimi i përfaqësuesit të BE’së dhe atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen, që po e shtyjnë përpara vetëm për shkak se duan të kenë asnjë përgjegjësi për një marrëveshje të dëmshme, me arsyetimin se vizat kushtëzohen me demarkacionin, është mënyra më e pandershme”.

Deputeti i Vetëvendosjes, ka përsëritur se do të përdorin të gjitha mjetet për të parandaluar ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, mbrojtja e interesave shtetërore nuk mund të bëhet duke lejuar marrëveshjen të hedhet për votim në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi Çaushi, është e hapur për dy partitë tjera opozitare AAK-në dhe Nismën, në kundërshtim të Demarkacionit, por ka kërkuar nga ato që t’u bashkohen në veprimet e tyre kundërshtuese, ngaqë vetëm vota kundër është e pamjaftueshme për ta ndalur marrëveshjen.

Temat
LajmeVend

Të afërta