Messi, dy gola larg rekordit që i mungon

Lionel Messi është afër të thyej një tjetër rekord në karrierën e tij.

30 vjeçarit i nevojiten dy gola të shkruaj emrin e tij në trofeun Joan Gamper, që Barcelona e zhvillon me Sampdorian çdo vit në prag të fillimit të sezonit.

Messi që është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, Argjentinës dhe La Ligas, deri më tani ka shënuar pesë gola në trofeun Joan Gamper.

Vetëm tre lojtarë, kanë shënuar më shumë se Messi në këtë turne.

Juan Manuel Asensi, Txiki Begiristain dhe Hristo Stoichkov, kanë shënuar nga shtatë gola në turneun Joan Gamper, por këtë rekord është shumë afër ta thyej lojtari më i mirë në botë për vitin 2015, shkruan Lajmi.net.

Temat
BotëSport

Të afërta