Kjo është ngjyra e veçantë e iPhone 7 (Foto)

iPhone 7 do të lansohet muajin e ardhshëm – dhe thashethemet për të po vazhdojnë të ‘eksplodojnë’.

Sot u bë e ditur se Apple ka në plan që ta zëvendësojë butonin fizik në iPhone, për të përdorur një teknologji të re.

Tani, përveç detajit të ri për zëvendësimin e butonit fizik, është bërë e ditur se iPhone 7 do të jetë i veçantë edhe në pamje, shkruan Gazeta Express.

Sipas 9to5Mac, iPhone 7 do të vijë në dizajn “Space Black”, duke u bazuar në disa fotografi të reja që tregojnë këtë lloj ngjyre të veçantë.

“Space Black” është një ngjyrë e përdorur edhe në Apple Watch. Se si do të mund të duket iPhone 7 në këtë ngjyrë, mund t’i shihni fotot më poshtë:

Temat
Teknologji

Të afërta