Ja çfarë e çuditi të dashurin e Dua Lipës në Kosovë! (Foto)

Në një kohë kur të gjithë në Kosovë e kanë mendjen te koncerti i këngëtares së njohur, Dua Lipa, e cila ka mbërritur sot në Kosovë me stafin e saj, i dashuri i këngëtares, Isaac Carew, është fokusuar në tjetër gjë.

Si kuzhinier i njohur, Isaac-ut nuk mund t’i shpëtonte jashtë vëmendjes ushqimi tradicional me të cilin e ka pritur në Prishtinë nëna e këngëtares së njohur. Pite me spinaq, byrek apo bukë tradicionale – gjithçka, që e ka lënë pa fjalë kuzhinierin dhe mënjanë recetat e tij moderne.

Në një foto të postuar në Instagramin e tij, Carew, ndërsa ka postuar një foto të gatimeve që ka gjetur në shtëpinë e Duas, ka shkruar: “Për këto e kisha fjalën…” duke etiketuar edhe të ëmën e Duas, Anesa Lipa.

Si një pjesë e mirë e të huajve, edhe për Carew ushqimet tradicionale shqiptare kanë shije të veçantë, shtuar këtu edhe shijen po aq të mirë të së dashurës shqiptare.

Now that's what I'm talking about @anesalipa

A photo posted by Isaac Carew (@isaaccarew) on

Temat
Showbiz

Të afërta