Geasy “shpërthen totalisht” në Durrës (Video)

Getoar Selimi është treguar MMV edhe në në Durrës, në vendlindjen e rivalëve të tij të heshtur, ku janë mbledhur mijëra njerëz për ta parë atë live.

Përveç urimit për Majlinda Kelmendin dhe medaljen e saj të artë, Ghetto Geasy është treguar i madh edhe me disa foto dhe video që ai i ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Instagram nga Durrësi, ku ai ka performuar para 3,000 fansave.

Mirëpo ja vlen të thuhet se atmosfera që Ghetto Geasy ka krijuar në Durrës i ka tejkaluar të gjitha pritjet, sepse dihet që Durrësi është vendlindja e Noizy, reperit që del haptazi kundër artistëve të Babastars, labelit të krijuar nga Geti.

Por me sa duket një gjë e tillë aspak nuk iu pengon fansave të Getit dhe Babastars, sepse edhe këtë herë ata ishin me mijëra në Durrës, dhe këndonin çdo refren të hiteve të performuara nga Geti në koncert.

Last night 🍾🍾🍾 #MMV #babastars #durres

A video posted by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Last night 🍾🍾🍾 #MMV #babastars #durres

A video posted by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Temat
Showbiz

Të afërta