Erdogan të martën “i bie në gjunjë” Putinit!

Erdogani pritet të takojë Putinin në Shën Peterburg. Kjo është vizita e parë e tij në Rusi, që prej 15 korrikut, kur në shtetin turk u tentua grushti i shtetit. Rusia dhe Turqia kishin shkatërruar shumë marrëdhënie të përbashkëta pas incidentit të avionit rus. Të dyja shtetet kishin vendosur edhe pengesa ekonomike. Pas prishjes së raporteve, të humbura dolën të dyja vendet, raporton “Guardian”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të udhëtojë drejt Rusisë gjatë kësaj jave, në udhëtimin që shihet nga shumë ekspertë ndërkombëtarë si mundësi për të rikuperuar marrëdhëniet ruso-turke. Kjo pasi, raportet mes Ankarasë dhe Moskës kanë pasur tension, kryesisht pas rrëzimit të avionit rus në hapësirën ajrore turke.

Erdogani pritet të takojë Putinin në Shën Peterburg. Kjo është vizita e parë e tij në Rusi, që prej 15 korrikut, kur në shtetin turk u tentua grushti i shtetit. Rusia dhe Turqia kishin shkatërruar shumë marrëdhënie të përbashkëta pas incidentit të avionit rus. Të dyja shtetet kishin vendosur edhe pengesa ekonomike. Pas prishjes së raporteve, të humbura dolën të dyja vendet, raporton “Guardian”.

Vizita e Erdoganit pritet të rregullojë raportet mes Turqisë dhe Rusisë. Kjo ndodh pas grushtit të shtetit në shtetin turk. Kjo ngjarje krijoi edhe më tepër konflikt mes Erdoganit dhe liderëve të vendeve perëndimore. Ngjan se pikërisht kjo është pika që bashkon presidentin turk me atë rus.

Rexhep Taip Erdogan ka theksuar se kjo vizitë do të jetë një fillim i ri për marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës. Ai tha se Turqia dhe Rusia kanë shumë për të bërë së bashku. Sidoqoftë, pikë e vështirë mes dy vendeve mbetet konflikti në Siri, ku asnjëra palë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi fillestar.

Temat
BotëLajme

Të afërta