Dua Lipën nuk e ndalë as shiu, thotë se është bereqet (Video)

Sot në takim me kryetarin Shpend Ahmeti, Dua Lipa u shpreh e gatshme të performojë në koncert edhe nëse moti nuk është i mirë dhe bjen shi.

Ajo si në shaka tha se nuk ka problem edhe nëse bjen shi, sepse është bereqet, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu Shpend Ahmeti, tregon se bashkë me të e kanë shikuar motin dhe tha se nesër do të ketë shumicën e kohës diell por mund të ketë edhe reshtje të shiut.

Shpendi e ka theksuar edhe njëherë faktin se Dua do t’i këngojë këngë të padëgjuara deri më tani, ndërsa kur Lipa u pyet se si po i duket Prishtina pas sa vitesh ajo u përgjigj se Prishtina çdo vit po bëhet me e mirë dhe jam e lumtur qe jam këtu.

13987836_10209077464926161_2072128110_o-768x576 (1)

13639629_10209077463286120_23371985_o-768x576

Temat
LajmeShowbizVend

Të afërta