Dua Lipa takohet edhe me kryeministrin Mustafa (Foto)

????????????????????????????????????

Ylli i muzikës me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pasur një ditë takimesh me politikanë sot. Ajo fillimisht u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndërkaq më vonë edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Mustafa gjatë këtij takimi me këngëtaren, ka thënë se Kosova dhe qytetarët janë shumë krenarë për sukseset e Duas në skenën muzikore botërore, transmeton lajmi.net

Kryeministri ka shprehur përkrahjen e Qeverisë për të gjithë artistët dhe talentët e tjerë të Kosovës që veprojnë jashtë vendit.

“Dua Lipa dhe të gjithë këngëtarët dhe sportistët tanë që po arrijnë famë ndërkombëtare, fal talentit dhe punës së tyre të përkushtuar, janë shndërruar në figura motivuese dhe simbole krenarie për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju, po ashtu, po i jepni imazh shumë pozitiv shtetit dhe shoqërisë tonë në botë. Andaj, Kosova krenohet me sukseset tuaja”, tha kryeministri Mustafa.

Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, duke theksuar lidhjen e saj të fuqishme me Kosovën.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Dua Lipa, e njoftoi kryeministrin Mustafa edhe për planet e saj në të ardhmen në botën e muzikës.

ZKP-2-640x358

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Temat
LajmeVend

Të afërta