Vërshimet në Maqedoni shkaktojnë 15 viktima

Pak çaste më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.

Sipas zhurnal.mk, viktimat më së shumti janë nga fshatrat Hasanbeg, Smilkovc, Stajkovc dhe Haraqinë, të cilat janë goditur më së keqi nga vërshimet.

shkupp-1-650x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta