Vazhdojnë të shtënat me armë nëpër dasma e ahengje

Policia e Kosovës dje në Vitit të Gjilanit, ka arrestuar një person pasi kishte gjuajtur më armë zjarri në dasmë.

“Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë automatike AK-47 , një karikatorë dh 8 gëzhoja te cal 7.62.mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu edhe në Gjilan një person në një aheng familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri në ajër.

“I dyshuari ka vetë dorëzuar një revole me gaz Ekol dhe 32 copë fishek. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Temat
LajmeVend

Të afërta