Thaçi i tronditur për Shkupin: Institucionet e Kosovës të gatshme të ndihmojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur tronditjen për humbjet e jetëve pas vërshimeve në Shkup.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërkaq ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë, transmeton 1stChannel

“Jam i tronditur nga humbjet e jetëve nga pasojat e rrebeshit të madh të shiut në Maqedoni. Ngushëllime të gjithëve që janë prekur. Institucionet e Kosovës janë të gatshme të ndihmojnë”, ka shkruar Thaçi.

Deri më tani zyrtarisht dihet për 15 të vdekur dhe 6 të zhdukur, ndërkaq banorët e lagjeve të Shkupit thonë se ka ende të vdekur./1stChannel/

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta