Tensione te United, shikoni çfarë i ka bërë Januzaj Mourinhos

Adnan Januzaj po sjell tensione në skuadrën e Manchester Unitedit.

Kosovari nuk e ka respektuar vendimin e Jose Mourinhos, për t’u stërvitur me skuadrën e futbollistëve të rinj të Unitedit.

Ai nuk është paraqitur fare në ushtrimet e kësaj grupmoshe duke e injoruar trajnerin portugez, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas këtyre zhvillimeve, klubi pritet ta dënojë Januzajn.

Kosovari i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”, derisa për të po interesohen Milan, Lazio dhe Sunderland.

Temat
BotëSport

Të afërta