Shkup, mëngjesi në Hasanbeg nxjerr viktimat e para (Video)

Pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e reshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz.

Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terezë”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.

Jozyrtarisht thuhet se janë mbi pesë viktima.

Temat
LajmeRajon

Të afërta