Rashtaku i Shkupit pothuajse është shkatërruar, banorët rrëfejnë trishtimin (Video)

Pothuajse e tërë lagjja e Rashtakut është përmbysur nga reshjet e mbrëmshme të shiut të cilat shkaktuan dëme të mëdha në këtë lagje, duke shkatërruar shtëpi bashkë me orenditë brenda tyre, ushqimin, veshmbathjet dhe kafshët që ruanin në shtëpi.

Rashtaku ishte pikërisht nisma e vërshimeve të cilat vazhduan drejt Stajkovcës dhe përfunduan në Hasabeg ku edhe morën shumë viktima. Banorët e kësaj lagje para kamerës së Alsat rrëfejnë tmerrin që kishin përjetuar mbrëmë duke shtuar se të gjithë banorët kishin qëndruar në katet më të larta të shtëpive e mbi mure për të mbetur të gjallë nga dallgët e mëdha të ujit.

Deri në momentet që Alsat-M po qëndronte në këtë lagje, askush nga autoritetet komunale nuk kishte viztuar këtë lagje edhe pse banorët kishin telefonuar vazhdimisht të njëjtit. Banorët madje tonë edhe të gjitha rezervat e ushqimit u ishin përmbytur dhe kanë nevojë për ushqimi Ndërsa ekipi i Alsat-M u largua nga ky vendbanim, banorët e Rashtakut vazhdonin të pastrojnë shtëpitë e tyre nga uji e balta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta