Prindërit e Rita Orës, mysafir të Behgjet Pacollit (Foto)

Në vilën e tij aty ku pret e përcjell mysafir të shumtë, Behgjet Pacolli dje pati për vizitë dy persona të rëndësishëm.

Janë prindërit e këngëtares Rita Ora ata të cilët kanë shkuar si mysafir të tij në vilën e mahnitshme në Hajvali të Prishtinës, shkruan lajmi.net

Besnik e Vera Sahatçiu ishin personat që me prezencën e të cilëve u nderua Pacolli. Ai pa treguar arsyen e vizitës i ka shkruar dy fjalë përkrah fotografisë të cilën e kanë shkrepur së bashku.

”Është gjithmonë kënaqësi të presësh mysafirë nga anë e mbarë vendi. Por asnjëherë nuk mungon respekti nga bashkatdhetarët tanë. Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në shtëpinë time, prinderit e një vajze shumë të talentuar, dhe një ambasadore fenomenal të shtetit tonë, Rita Ora. Krenaria e Kosovës. Besniku dhe Vera Sahatçiu, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Londër, sot e nderuan familjen time me vizitën e tyre. Në takimin me ta, e kuptova pse ajo vajzë ka depurtuar në tregun botëror”, janë fjalët e tij.

13901559_10157207293985153_8946051118028511527_n

Temat
Showbiz

Të afërta