Një kompanie në Fushë Kosovë i vidhen 20 mijë euro në depo

Në një depo të një kompanie në Fushë Kosovë, disa persona kanë hyrë me forcë dhe kanë hjedhur 20 mijë euro para të gatshme, si dhe një veturë ‘Pickup’.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se dje gjatë ditës një person ka raportuar se disa persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në depo dhe kanë arritur të vjedhin arkën me 20 mijë euro, transmeton 1stChannel.

Hajnat kanë vjedhure dhe një veturë ‘Pickup’ të të njejtës kompani. Policia nuk bën të ditur për persona të arrestuar.

“Fsh. Miradi e Epërme 06.08.2016-01:06. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar ne një depo, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë dhe kanë arrit që të vjedhin arkën me 20.000 euro para te gatshme si dhe një veture Pikup te të njëjtës firme. Rasti i është proceduar njësitit përkatës, i cili po punon në ndriçimin e tij”, thuhet në raportin e PK-së./1stChannel/

Temat
LajmeVend

Të afërta