Nesër sërish protestë kundër korrupsionit

Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së, njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, kanë thirrur për sot protestë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shoqëria civile, nëpërmjet Facebookut, ka njoftuar se protestat do të vazhdojnë prej të hënës, me fillim në ora 19:00, me të njëjtin format, me marsh që fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, transmeton 1stChannel

Organizatorët kanë ftuar qytetarët të mos kenë frikë të ngrisin zërin kundër padrejtësive, gënjeshtrave, dhe lakmisë së pushtetarëve #PRONTO

“Ftojmë po ashtu qytetarët anembanë Kosovës të krijojnë grupe të pavarura dhe të organizohen nëpër vendbanimet e tyre paralelisht me ne në Prishtinë”, thuhet në postimin e tyre në facebook./1stChannel/

Temat
LajmeVend

Të afërta