Mot me shi dhe bubullima do të mbajë edhe sonte në Shkup

Sot vendi jonë gjendjet nën ndikim të një mase jostabile dhe të lagësht të Mediteranit e që në orët e pasdites dhe në mbrëmje do të sjell mot jostabil dhe me shi, erë e bubullima, njofton Zhurnal, transmeton 1stChannel.

Në fillim nga moti i keq do të kaplohen pjesët perendimore të vendit ndërsa në orët e mbrëmjes do të lëvizë moti i keq në pjesën qendrore dhe verilindore të vendit.

Rekomandohet që në rast të vetëtimave të bëhet shumë kujdes dhe të mos qëndrohet në lokacione të hapura apo nën drunjë.

vetetima-1

Temat
LajmeRajon

Të afërta