Ky polic u bë hero pasi shpëtoi një fëmijë nga përmbytjet në Shkup (Foto)

Një polic i njësisë speciale të Maqedonisë është bërë hero i rrjeteve sociale, pasi ka shpëtuar nga përmbytjet një vajzë të vogël në Shkup.
Në fotografinë që po shpërndahet në rrjetet sociale shihet polici duke mbajtur në krahë fëmijën e trishtuar dhe me lot në sy, njofton TetovaSot, transmeton 1stChannel

Ndryshe mbrëmë rajoni i Shkupit u godit nga një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm që pas saj la viktima në njerëz dhe dëme të mëdha.

Ministria e Punëve të Brendshme deri në këto momente ka konfirmuar për 20 të vdekur nga përmbytjet dhe disa të plagosur.

1-313

Temat
LajmeRajon

Të afërta