Ekskluzive: Ja çfarë thotë Roberti për këngën e Norës, zbulon detaje për të rejat rreth tij (Foto/Video)

Këngëtarja Nora Istrefi sot publikoi këngën e saj më të re me titull ‘Majëm’, ndërsa Robertit i ka pëlqyer shumë dhe i ka falenderuar Entermedia-n për punën e bërë.

Ai e ka përkrahur edhe moralisht Norën duke publikuar në rrjete sociale imazhe nga kënga e saj e re, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë nuk doli në kohën e paralajmëruar shkak i problemeve teknike,e muzikanti i njohur, tashmë edhe këngëtar, u ka kërkuar falje në emër të Norës, ndjekësve sa i përket vonimit.

Ai për Lajmi.net tregon se për vijën melodike të këngës së Norës, është kujdesur vetë, ndërsa me pjesën tjetër janë marrë Nora dhe Era dhe një numër teksshkruesish.

Ai zbulon se brenda këtij muaji do të jetë mysafir në një këngë të Nertil Morinës (Nurteel) aty ku do ta këndojë vetëm refrenin. Thotë se është këngë ritmike dhe shumë e lezetshme. Ky pritet të jetë një super hit duke pasur parasysh se sa kanë pasur sukses këngët e Nurteel e Roberti ka debutuar suksesshëm në skenën muzikore si solo këngëtar.

Berisha për Lajmi.net gjithashtu tregon se në muajin shtator fillon të punojë për albumin e tij të parë i cili do t’i ketë gjithsej 8 këngë.

I pyetur se kur e ka ndërmend të vijë me bashkëpunim me Norën, thotë se bashkëpunimin për të cillin edhe ka folur në media, do ta bëjë gjithsesi por ende nuk kanë vendosur ndonjë date të caktuar.

Na falni për vonesën

A photo posted by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Temat
Showbiz

Të afërta