Dëmtojnë varrezat derisa prenin drutë për t’i shitur (Foto)

Një anëtar i Kuvendit Komunal të Istogut, bashkë me një kompani private kanë dëmtuar varrezat në fshatin Saradran, derisa prenin lëndën drunore në këto varreza.

Sipas një anëtari tjetër të Kuvendit Komunal të Istogut, Arif Elshani, ky është një akt i shëmtuar, ku pa ndonjë vendim të kuvendit apo pajtim të komunitetit, ka ndodhur një vandalizëm në varrezat e fshatit.

“Anëtari i kuvendit komunal, në bashkëveprim me një kompani private nga Istogut ka filluar me prerjen e lëndës drunore nga këto varreza dhe kanë dëmtuar disa nga varrezat të cilat janë afërsisht 400 vjeçare, si dhe këto lëndë drunore, të cilat janë mjaft të vjetra dhe këtu kemi të bëjmë me një trashëgimi të këtij fshati, ku me fanatizëm është ruajtur me shekuj “, tha thënë ai.

Sipas tij, në këtë fshat ka ndodhur prerja ilegale për përfitime personale nga anëtarit të Kuvendit Komunal, i cili shet këtë lëndë drunore një firme private, pa ndonjë pëlqim dhe pa ndonjë vendim nga Kuvendi Komunal apo kryetari i komunës.

“Ai vepron njëanshëm dhe e shet pronën publike sikurse të jetë e tij”, ka thënë ai.

Për shkak të këtij dëmtimi, ka shpërthyer një konflikt në mes banorëve të fshatit Saradran dhe punëtoreve të kësaj kompanie.

“Janë lajmëruar organet e drejtësish dhe kryetari i komunës, ku me ndërhyrjen e këtij të fundit është ndërprerë prerja e mëtutjeshme. Dihet se prerja ilegale e lëndës drunore është vepër penale dhe e dënueshme me ligj”, ka thënë Elshani.

is_4807

iss_8239-300x225

ist

istogi

istog_5451

Temat
LajmeVend

Të afërta