Ali Ahmeti shpreh ngushëllimet për viktimat

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një mesazh ngushëllimi për të gjitha viktimat e rëna mbrëmë nga vërshimet në Shkup duke ju shprehur familjeve ngushëllimet e sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre.

”Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me të cilët ndaj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre”, shprehet Ahmeti në mesazhin dërguar familjeve që humbjen familjarët e tyre.

Ndërkohë ai premton se të gjithë të dëmtuarve do ju qëndrojnë pranë për secilën nevojë dhe do i mbështesin tërësisht me gjitha kapacitetet e mundshme.

”Njëkohësisht siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t’ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t’i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore”, shprehet për fund Ahmeti, transmeton Zhurnal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta