A janë insektet e ardhmja e ushqimit? Flasin kuzhinierët e shqiptarit Rene Rexhepit

Ben dhe Josh, dy kryekuzhinierë karizmatik të rinj nga Laboratori i Ushqimit nordik eksperimental i Rene Rexhepit (kuzhinieri shqiptar më i miri në botë), hulumtojnë atë që hanë dhe shijet e insekteve në të gjithë botën – që thuhet se do jetë e ardhmja e ushqimit.

Ky është dokumentari “Bug” që do të shfaqet në kategorinë e Green Dox në festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, edicioni XV.

Nga filmi, mund të shihni se si Josh bëhet ekspert udhëheqës në vendosjen e insekteve në kuzhinën perëndimore, ai alarmohet kur për herë të parë viziton fabrika, që kanë nisur prodhimin në masë të bulkthave dhe larvave.

Andreas Johnse që është regjisor i filmit, shpjegon për lajmi.net se si ka ardhur deri të ideja për të hulumtuar atë që hamë dhe shijet e insekteve në të gjithë botën.

“A është e mundur që të prodhohet ushqim për masat, në një mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, ndryshe nga sistemi i tanishëm i ushqimit?”, kjo është pyetja e madhe, tha Johnsen.

Filmi shfaqet sonte, në orën 22:00 në Dokukino Pllato, por për ata që nuk mund ta shohin sonte, ai shfaqet edhe më 11 gusht nga ora 22:00 tek KinoKalaja.

BUGS official trailer 2016 from Rosforth on Vimeo.

Temat
Fun

Të afërta