ZYRTARE: Rusia merr një goditje tjetër të madhe

Pas përjashtimit të pjesës më të madhe të sportistëve nga Lojërat Olimpike të Rios, Rusia ka marrë edhe një goditje tjetër.

Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar, ka vendosur të përjashtojë Rusinë edhe nga pjesëmarrje në Lojërat ParaOlimpike, që mbahen në muajin shtator të këtij viti në Rio.

Përfaqësues të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar, janë takuar me përfaqësuesit rusë në Bon të Gjermanisë, dhe pas tre orë dëgjimesh, kanë vendosur që Rusisë t’i ndalohet pjesëmarrje, shkaku i përdorimit të substancave të ndaluara nga sportistët e tyre.

yryrry-640x358

Temat
BotëSport

Të afërta