Xhaka: Këta dy futbollistë janë shokët e mi më të mirë te Arsenali

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar se shokët e ekipit, Santi Cazorla dhe Hector Bellerin po e ndihmojnë atë të vendoset në klub.

Mesfushori, i cili nënshkroi nga Borussia Monchengladbach për një çmim prej rreth 30 milionë funteve, aktualisht po njihet me bashkëlojtarët e tij të ri, ku Gunners janë duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm me një seri miqësoresh para-sezonale.

Xhaka është duke shijuar sezonin e ardhshëm me ekipin e tij të ri dhe vlerësoi mirëseardhjen që atij i ishte dhënë qysh nga mbërritja e tij në ‘Emirates Stadium’ këtë verë.

“Unë kam qenë i mirëpritur mirë me të vërtetë. Shokët e skuadrës janë të mëdhenj, shumë miqësor, shumë të dashur dhe ata e dinë se kur do të ketë argëtim dhe kur të jenë serioz. Kjo është arsyeja pse unë ndihem shumë i lumtur këtu”, tha Xhaka për Arsenal.com, transmeton Telegrafi.

“Kuptohem shumë mirë me Santi Cazorla dhe Hectorin, por unë kam një kuptim të mirë me të gjithë shokët e skuadrës. Mendoj se është e rëndësishme që të keni atë dhe që ju të mos e lënë askënd prapa”.

“Unë mendoj se ajo gjithmonë ju ndihmon kur ju jeni me njëri-tjetrin për gati 24 orë në ditë, kur ju hani mëngjes, drekë dhe darkë së bashku. Ju do ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe më shpejtë, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, përfundoi mesfushori nga Kosova.

Arsenal FC v GNK Dinamo Zagreb - UEFA Champions League

Temat
BotëSport

Të afërta