Të përfshirit në terrorizëm, vriten në Iran

Irani ka mbështetur sot ekzekutimet në masë të kriminelëve si një mjet në luftën kundër terrorizmit, disa ditë pasi 20 persona të cilësuar si anëtarë të një grupi ekstremist dhe kriminal janë varur në një ditë të vetme.

“Ne po bëjmë gjithçka për të mbrojtur njerëzit tanë nga terroristët”, citohet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

“Xhihadistët kanë vrarë civilë të pafajshëm dhe kanë përhapur terror në rajon”, shprehet Ghassemi.

Të 20-të personat u ekzekutuan me varje të martën, në Iranin Perëndimor.

Kjo ngjarje ishte larg nga ekzekutimi i parë në masë i këtij lloji në Republikën Islamike, që ka shkallën më të lartë në botë për ekzekutimet me varje.

Zëdhënësi u kundërpërgjigj me kritika ndaj Perëndimit mbi varjet, duke argumentuar se SHBA dhe aleatët e saj evropianë duhet të mbështesin luftën ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik, në vend që të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Iranit.

Temat
BotëLajme

Të afërta