SKANDAL: Ja pse olimpistja shqiptare nuk doli në parakalim

Prologu i pjesëmarrjes olimpike të kombëtares shqiptare në Rio De Zhaneiro 2016-të do të mbahet mend gjatë. Jo për ndonjë mrekulli, por për episodet nga më të çuditshmet të dëgjuara ndonjëherë.

Nëse një ditë më parë ishte peshëngritësi Briken Calja që shpërtheu me akuza në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani dhe se do ta denonconte për shpifje dhe abuzime me fondet sipas tij, një tjetër precedent nga Fshati Olimpik i Rios u servir nga kuqezinjtë.

Por, kësaj here në kufijtë e një skandali. Edhe pse peshëngritësja Evagjeli Veli pati fatin e mirë të siguronte pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), pikërisht atëherë kur nuk duhej e ndjek fati i keq. Ajo nuk kishte mundësinë që të merrte pjesë në parakalim përkrah Luiza Gegës, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, ajo nuk është pajisur në kohë me kostumin zyrtar të ceremonisë.

Skandali është denoncuar dje në linjë telefonike për gazetën Panorama Sport, vetëm pak orë para hapjes nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

shqiperia_1470486941-3364058

Temat
BotëSport

Të afërta