Shpërthen Armando Sadiku, shënon dy gola në fitoren e Zurich

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar dy gola në fitoren 4:0 të Zurich ndaj Wohlen.

Sadiku po kalon formë të lartë në këtë fillim të edicionit në ligën e dytë të Zvicrës.

Ky është goli i tretë në tre ndeshje për 25 vjeçarin, shkruan Lajmi.net.

Me këtë formë të treguar, vështirë të mendohet se Zurich do të heq lehtë dorë nga sulmuesi shqiptar, me të cilin e mendon rikthimin në elitën e futbollit zviceran.

Armando Sadiku

Temat
BotëSport

Të afërta