Sadiku-Galatasaray, ky është lajmi i fundit

Armando Sadiku vazhdon të jetë pjesë e Zyrihut dhe ndonëse ka shumë klube që interesohen për futbollistin shqiptar, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin 25 vjeçar.

Vetë sulmuesi shqiptar, në një prononcim të dhënë për portalin azerbajxhanas “Qafqazinfo.az”, ka shpjeguar se si është situata me zërat e merkatos.

“E kam lexuar në media që emri im është përmendur te Karabak, por nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga ky klub. Edhe një gazetar turk më ka pyetur për interesimin e Gallatasarajit, por unë nuk kam marrë asnjë ofertë të tillë”, shpjegoi lojtari.

Sadiku pranoi se ka interesim për të nga klube të tjera, por për momentin nuk kishte asgjë konkrete. “Gjithsesi, di të them se ka disa klube të cilat kanë shfaqur interes. Por për momentin nuk ka asgjë të re”, deklaroi sulmuesi elbasanas.

Sadiku pranoi se ka interesim për të nga klube të tjera, por për momentin nuk kishte asgjë konkrete. “Gjithsesi, di të them se ka disa klube të cilat kanë shfaqur interes. Por për momentin nuk ka asgjë të re”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare.

Temat
BotëSport

Të afërta