Përgjimi i radhës, koordinimi i Thaçit e Grabovcit për bllokimin e reciprocitetit me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është koordinuar për gjithçka me Adem Grabovcin. Ata, bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë. Ata ishin kundër kësaj iniciative.

Bashkëbiseduesit sulmojnë vazhdimisht Jakup Krasniqin duke e quajtur Sheqer. AKR-së në koalicion, i referohen si “Pacollat”. Insajderi sjell gjashtë biseda të tyre telefonike të përgjuara me vendim të Gjykatës.

Hashim Thaçi e Adem Grabovci ishin koordinuar mirë për ta bllokuar një propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave nga Serbia dhe vënien e masës së reciprocitetit.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar në nëntor të vitit 2011, Grabovci i raporton shefit, për këto zhvillime, duke i treguar se çfarë u kishte thënë gazetarëve.

“A e nxjerre situatën sot për të mirë”, e pyet Thaçi me telefon, pa e ditur se ai po përgjohej nga Policia për shkak të dyshimeve se “Shefi i shefave” siç e quan Grabovcin po hetohej për krim të organizuar.

Thaçi ndodhej në Amerikë dhe pritej të takohej me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Po mirë, mirë u nxjerr, mirë u nxjerr”, raporton Grabovci.

“Edhe gazetart qitash m’pyetën, thash kjo nuk ka ra ndesh me qëndrimet e Qeverisë sepse Qeveria osht duke e zbatu këtë masën e reciprocitetit. Ne nuk jemi për…”, vazhdon Grabovci.

Temat
LajmeVend

Të afërta