Neymar: Ja pse refuzova Real Madridin!

Neymar duke folur për L’Equipe Magazine, ka zbuluar arsyen se pse ka refuzuar Real Madridin.

Ylli i Barcelonës ka deklaruar se në vitin 2005, ka pasur mundësinë t’i bashkohet Real Madridit, por pas një bisede me familjen, ka vendosur t’i thotë jo skuadrës mbretërore.

“Isha 13 vjeçar kur për herë të parë kam ardhur në Evropë dhe në atë kohë nuk mendoja se mund të jetoj larg Brazilit, nuk mendoja se ishte koha për të ndryshuar”, iu përgjigj Neymer pyetjes së L’Equipe Magazine, përcjell 1stChannel.

“Prioritet për mua ka qenë të jem i lumtur dhe të bëhem futbollist profesionist, pastaj të transferohem në Evropë”.

“Ishte një vendim që e kam marrë së bashku me familjen time. Atë kohë shumë brazilianë të rinj morën oferta dhe u transferuan në Evropë, por unë vendosa të kundërtën”, përfundoi Neymar.

nejjj-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta