Muret e Prizrenit shndërrohen sonte në ekran (Foto)

Sonte në Prizren të gjithë mund të bëhen pjesë e filmit, apo imazheve.

Një grup artisësh vijnë nga Hamburgu në edicionin e XV të DokuFest, për të kontrolluar muret e një qyteti që është i përmbytur në histori.

Njerëzit ndjekin grupin derisa ata shkojnë rreth qytetit, ose ndalen si kalimtarë të rastit, për të kapur nga një skenë të filmit të shkurtër, duke zbuluar perspektiva të reja si atë të arkitekturës por edhe të filmit.
Janë “A Wall is a Screen” që kthehen për herën e katërt në Festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest.

“A Wall is a Screen” është një kombinim argëtues i shëtitjes dhe natës filmike nëpër qytet. Grupi nga Hamburgu do të bëjnë një shëtitje nëpër Prizren, duke i kthyer kalldrëmet në karrige dhe muret në ekrane.

Grupi i artit ka për qëllim të lëviz nga hapësira në hapësirë duke kontrolluar kështu muret e ndërtesave, urave, shkollave – në thelb çdo sipërfaqe e sheshtë shndërrohet në hapësirë projektimi.
Është një kinema e lëvizshme për filma të shkurtër. Shfaqet filmi në një mur, pastaj merren pajisjet teknike dhe zhvendosem për te muri i radhës.

Sarah Adam shpjegon se i mbajnë audiencën në ethe vazhdimisht.

“Gjithmonë është një surprizë për audiencën, ata thjesht e dinë kur fillon e nuk e dinë ku mbarojnë e as nuk e dinë çfarë filma do të shohin, pra është një aventurë për audiencën, është ky koncepti që e kemi menduar”, thotë ajo.

Kjo ngjarje ndodh vetëm një herë gjatë edicionit të sivjetshëm të DokuFestit – më 6 gusht, duke filluar në orën 22:00, duke u nisur nga sheshi në Shadërvan.

Pjesëmarrja është vullnetare, disa shikues mund të bashkohen më vonë, pasi që janë thirrur nga shokët, disa tjerë vijnë qysh në fillim si grup. Po qe se nuk iu pëlqen programi, shikuesit mund të largohen pa u vërejtur, për dallim nga kinemaja. Një shëtitje e tillë zgjatë përafërsisht dy orë gjatë së cilës shfaqen afërsisht nëntë filma.

E në rast se bie shi, ata paraprakisht i zgjedhin disa vende tjera, që zakonisht janë nënkalime apo vende të cilat kanë ndonjë mbulesë.

Dokufest

Dokufest

Temat
FunVend

Të afërta